
Gjyqtari italian, Marco Serra, ishte protagonist i një episodi që krijoi polemika të shumta në Serie A.
Në ndeshjen Milan-Spezia, Serra anuloi golin e Messias, pasi kishte akorduar goditje dënimi më parë. Në Itali, u përfol për një dënim të mundshëm për arbitrin, por tashmë është zbuluar vendimi i marrë.
Serra është zgjedhur arbitër në VAR për këtë fundjavë, për ndeshjen e Serie B, mes Brescia dhe Ternana.
Siç duket shoqata e gjyqtarëve italianë nuk ka vendosur ta pezullojë gjyqtarin dhe ai do të vazhdoj të jetë pjesë e ndeshjeve.



