Jose Mourinho, zbulon të ardhmen

Jose Mourinho, zbulon të ardhmen

 Gjatë merkatos së verës një ndër objektivat tek Real Madridi do të jetë gjetja e një tjetër traineri. 

Alvaro Arbeloa ende nuk po ofron garanci dhe ky fakt nuk tolerohet tek ‘’ Galaktikët ‘’. 

Këmbanat e alarmit kanë filluar të bien në kampin e kryeqytetasve të cilët duhet medoemos të ndryshojnë në çdo aspekt. 

Emri i Jose Mourinhos ka nisur të qarkullojë i cili quhet ndryshe ‘’ The Special One ‘’. 

Florentino Perez konsideron se për tu afruar përsëri me titujt duhet një figurë që e ka përshkruar këtë rrugë dhe luzitani sigurisht besohet se do ta dërgojë përsëri Real Madridin aty ku e meriton. 

63 vjeçari shquhet si tejet ambicioz i cili ka lënë gjurmë në çdo ekip që ka drejtuar. 

Sigurisht tifozeria e zjarrtë e kryeqytetasve dhe bordi drejtues kanë nisur të entuziazmohen sepse Jose Mourinho ka një karakter kompetitiv dhe e ka provuar shijen e suksesit gjatë karrierës. 

Duhet kujtuar se Alvaro Arbeloa ka bërë maksimumin por fatkeqësisht rezultatet nuk i ka në favor. 

Me ishi-n e Manchester United në stol ndoshta historia për ‘’ Los Blancos ‘’ do të ndryshojë, gjithmonë nëse do t’ia arrijë të transferohet në gjigandin ‘’ Santiago Bernabeu ‘’. 

Traineri nga Setubal po zhvillon sezonin e parë me Benfikën i cili numëron 26 fitore, 8 barazime dhe 8 humbje në 42 sfida.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy