Tjetër alternativë për mbrojtjen e Barcelonës

Tjetër alternativë për mbrojtjen e Barcelonës

Problemet e shpeshta të Barcelonës në sezonin aktual nuk po i lënë zgjidhje tjetër drejtuesve veçse të mendojnë për merkaton e verës. Jon Aranburu është shëndërruar në objektivin e rradhës për ‘’ Blaugranët ‘’, një element shumë i rëndësishëm si tek Real Sociedadi ashtu edhe tek Venezuela. 22 vjeçari shquhet për inkursionet e shpeshta drejt portave kundërshtare, tepër efikas edhe në prapavijë. Jules Kounde dhe Alejandro Balde faktikisht nuk kanë demostruar nivelin e pritur në çdo kompeticion dhe kjo situatë sigurisht ka gjeneruar mjaft polemika në kampin e katalanasve. Eshtë sezoni i dytë i Jon Aranburu në rradhët e ekipit nga San Sebastian, me të cilin kontrata i përfundon në 2030-tën. Njohja e La Ligas është një avantazh në rastin se do të transferohet në ‘’ Camp Nou ‘’ edhe pse tek Barcelona presioni është shumë i madh pasi në çdo sezon është pretendente kryesore për të fituar tituj. Nuk do të jetë aspak e lehtë dhe drejtuesit e kuq e bluve kanë menduar edhe përfshirjen e ndonjë lojtari për arritjen e marrëveshjes, edhe pse pritet edhe një lloj rezistence nga spanjollët. Prej vitesh me rradhë krahu i djathtë i mbrojtjes nuk i ka funksionuar ashtu siç duhet ish fituesve të Champions Leagues, një ekip i cili ka ndryshuar nën drejtimin e Hansi Flickut. Janë bërë 27 sfida për Jon Aranburun deri më tani, një lojtar i grumbulluar edhe nga Fernando Bastista në kombëtaren ‘’ La Vinotinto ‘’.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy