
Trajneri Ergys Luga, foli në emisionin “SportZone” në MCN TV, pas humbjes së Shqipërisë ndaj Polonisë.
Referuar lojës dhe rasteve, Luga tha se kombëtarja kuqezi ishte ndryshe, në krahasim me ekipin që drejtonte Reja.
Është një Shqipëri ndryshe, nga ajo e trajnerit Reja. Me Silvinjon kemi parë një ekip, ku lojtarët u vendosën në pozicionet ku ndihen më mirë dhe më komodë. Kjo tregon se trajneri kërkon të marrë maksimumin nga lojtarët e tij.
Malorja e parë kërkonte një miqësore, por kjo mund të ketë qenë edhe në kuadrin e surprizën, sepse e bënte skuadrën tonë më të paparashikueshme. Ishte ndeshje e mirë analizuar. Trajneri i kishte marrë masat mirë. Pamë një pjesë të parë, me dominancë territoriale të skuadrës polake. Shqipëria u mundua të mbronte mirë dhe me disiplinë, nga sulmi deri në mbrojtje. Mendoj se i gjithë reparti i mbrojtjes bllokoi shumë mirë sulmuesit.
Sipas Lugës, Shqipëria e bëri Poloninë të luajë dobët dhe shtoi se lufta do jetë me këtë kombëtare dhe jo me Çekinë.
Polonia kishte problem linjat anësore. Në pjesën e dytë Shqipëria u tregua shumë agresive dhe më shumë cinike se në pjesën e parë. Te pësimi i golit nuk pëlqeu si u vendos skuadra. Linja e mbrojtjes ishte shumë larg, krahasuar me murin. Me këta kundërshtar, mbrojtësit duhet të jenë më të vendosur poshtë murit. Ky mendoj se ishte një rast i përsëritur.
E bëmë edhe ne Poloninë që të luajë dobët. E bëmë të luante ashtu siç donim ne. Polonia ka ndërruar skuadër. Ka vite që luan futboll ndryshe, më kompakt. Më përpara Polonia ka qenë më cinike. Me këtë skuadër, mendoj se do të kenë probleme edhe në të ardhmen. Mendoj se Shqipëria do e ketë luftën me Poloninë dhe jo me Çekinë.



