Valentin Barco afër Manchester City-t

Valentin Barco afër Manchester City-t

Merkatoja e janarit po afron dhe Manchester City pa dyshim parashikohet se do të jetë një ndër protagonistët e saj.

‘’ The Citiziens ‘’ shquhen si një skuadër shumë e fuqishme në aspektin ekonomik dhe tejet e suksesshme në atë sportiv, për të cilën kjo periudhë konsiderohet shumë e rëndësishme.

Valentin Barco i Boca Juniorsit është shëndërruar në një prioritet për Pep Guardiolan , për të cilin dita e shtunë do të jetë determinante për arsye se 19 vjeçari do të zhvillojë finalen e Kupës së Libertadores , një përballje midis Boca Juniorsit dhe Fluminenses.

Falë besimit të dhënë nga Jorge Almiron, mesfushori vijon të spikasë në fushën e lojës me ‘’ Los Xeneises ‘’ dhe bardhekaltërit mund të kenë përsëri sukses në arritjen e këtij akordi, ashtu siç ndodhi edhe me Julian Alvarez në të kaluarën.

Duke qenë se ende nuk ka rinovuar me kryeqytetasit , ishullorët do të tentojnë të përfitojnë dhe ta kenë në përbërje të ashtuquajturin ‘’ El Colo ‘’ , për të cilin po luftojnë edhe të tjerë pretendentë. Duhet ritheksuar se supersfida kundër brazilianëve do të jetë përcaktuese për të ardhmen e Valentin Barcos.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy