Vora ka inauguruar ditën e sotme stadiumin e ri, në ndeshjen me Valbonën, e vlefshme për javën e pestë në Kategorinë e Dytë.
Ndeshja u mbyll në barazim 1-1, një rezultat zhgënjyes ky për vendasit e Artan Mërgjyshit.
Valbona kaloi në avantazh me Prengën në minutën e 63-të, ndërsa Vora barazoi shifrat në fund të takimit, me autor Eglentin Gjonin.



