Barcelona, refuzon Arsenalin për Raphinhan

Barcelona, refuzon Arsenalin për Raphinhan

Siç dihej pretendentët për Raphinhan do të vijonin insistimin për ta larguar nga ‘’ Camp Nou ‘’ por në orët e fundit drejtuesit e Barcelonës kanë reaguar. 

‘’ Los Cules ‘’ kanë refuzuar ofertën e Arsenalit për ishi-n e Leeds United i cili ka influencuar gjatë sfidave në sezonin aktual. 

29 vjeçari e ka bindur Hansi Flickun dhe në çdo sfidë po e rikonfirmon se mbetet i domosdoshëm në 11-shen e formuar prej tij. 

‘’ Topchinjtë ‘’ natyrisht kanë marrë një goditje dhe tashmë trainerit Mikel Arteta do ti duhet ti bëjë ndryshe llogaritë në lidhje me transferimin e një tjetër sulmuesi në ‘’ Emirates ‘’. 

Kapaciteti në metrat e fundit, forma shumë e mirë fizike, shpejtësia dhe mënyra se si triblon ka bërë diferencën dhe ia ka rritur automatikisht vlerat Raphinhas. 

Vetë presidenti Joan Laporta ka rikonfirmuar pozicionin e tij referuar kësaj çështje, në fakt një prioritet për të ardhmen e Barcelonës. 

Edhe pse londinezët mbeten një ekip i preferuar në këtë moment Raphinha vijon të jetë determinant dhe kreu i ‘’ Blaugranëve ‘’ ka paracaktuar një klauzolë prej 1 miliard eurosh për të anashkaluar përfundimisht çdo tentativë të ekipeve të elitës për shërbimet e tij. 

Eshtë sezoni i katërt për golashënuesin nga Porto Alegre tek fituesit e La Ligas dhe shumë trofeve të rëndësishëm ndër vite, të cilët synojnë protagonizmin në çdo kompeticion gjatë sezoneve. 

13 gola dhe 5 asiste në 22 sfida numëron ishi i Sporting Lisbonës, i rrezikshëm për çdo rival.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy