
Barcelona nuk ka të ndalur në lidhje me merkaton . Ideja për ti dhënë fund kalvareve të pafundme sa vjen edhe përforcohet dhe traineri Ronald Koeman vijon të këmbngulë për Raheem Sterling , lojtar që e ka humbur protagonizmin e mëparshëm tek Manchester City .
Arsyeja është e thjeshtë . Transferimi bombastik i Jack Grealish e ka lënë në plan të dytë sulmuesin nga Kingston duke ia bërë gati të pamundur vazhdimin në ‘’ Etihad Stadium ‘’.
Mbërritja e mundshme e 26 vjeçarit në ‘’ Camp Nou ‘’ me siguri do të shënonte një risi dhe do të ndikonte në mënyrë direkte në rikuperimin e versionit më të mirë të lojës nga ‘’ Los Cules ‘’ të cilët vijon ti penalizojë së tepërmi mungesa e asit Lionel Messi .
Mënyra e lojës se ishi-t të Liverpool është mjaft tërheqëse dhe mund të rezultojë efikase për ofensivën për të arritur më shpejt tek goli .
Parashikohet se ylli i kombëtares së ‘’ Tre Luanëve ‘’ mund të mbërrijë në Katalunjë gjatë merkatos së dimrit me formulën e huazimit për ti shërbyer një Barcelone e cila është shumë larg atyre kohëve të arta gjatë të cilave impresionoi mbarë globin me lojën e zhvilluar .



