
Në këtë merkato janari Chelsea është treguar një ndër skuadrat më të përfshira.
‘’ Blutë e Londrës ‘’ vijojnë të analizojnë të tjerë elementë , të cilët mund ti shërbejnë në të ardhmen për tu ripozicionuar aty ku pretendojnë.
Pak para përfundimit të kësaj periudhe , anglezët kanë arritur akordet me Benoit Badiashile , Joao Felix, Mijailo Mydryk dhe Noni Madueke por kampioni në fuqi i botës me Argjentinën vijon ta impresionojë trainerin Graham Potter.
Sipas ‘ Sport ‘ Benfica pretendon 120 milionë euro për 21 vjeçarin , shifër që i korrespondon klauzolës për prishjen e kontratës por sipas zërave të fundit, oferta e kryeqytetasve arrin deri në 100 milionë euro.
Gjashtë herë kampionët e Premier Leagues e konsiderojnë mëse të mjaftueshme për të firmosur me ishi-n e River Plates , një ndër më të mirët e 11-shes së Lionel Scalonit në Botërorin e Katarit, eveniment të cilin ‘’ Albicelestët ‘’ e fituan për herë të tretë .



