Gjatë ndeshjes mes Sheffield United dhe Reading, në Championship në Angli, të pranishmit kanë përjetuar momente paniku.
Shkak për këtë është bërë futbollisti i Sheffield United, John Fleck, i cili u rrëzua pandjenja në fushë. Menjëherë pas kësaj, ndeshja u ndërpre, me mjekët që u futën në fushë për të dhënë ndihmën e tyre.
30-vjeçari u transportua me urgjencë në spital, teksa Sheffield nëpërmjet një komunikate bëri të ditur se lojtarit iu rikthye vetëdija dhe është nën kujdesin e mjekëve.
“Mesfushori tani ndodhet në këmbë dhe po merr kujdes të mëtejshëm mjekësor. John Fleck ishte i vetëdijshëm kur u largua nga stadiumi me anë të ambulancës”, thuhet një njoftim.



