
Detaje të reja janë zbuluar nga vdekja e futbollistit grek, Nikos Tsoumanis. Lojtari i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës greke të Makedonikos, mësohet se i ka dhënë fund jetës në makinën e tij dhe nuk është vrarë nga ta tjerë, siç u tha fillimisht.
Thuhet se vdekja erdhi nga mbytja, teksa Tsoumanis kishte lidhur në qafë një lak, nga i cili duket se ka ardhur edhe vdekja.
Të reja të tjera pritet të zbulohen në orët e ardhshme, por përflitet se në kohët e fundit, 31-vjeçari ishte në kushte të vështira, për shkak të problemeve financiare.
Për këtë ka folur edhe babai i vetë futbollistit, Leonidha Tsounamis, i cili u shpreh se nuk i di arsyet që e shtynë djalin e tij të kryejë këtë akt.
“Unë nuk mund të flas, po përpiqem të zbuloj se çfarë ndodhi që fëmija im i dha fund jetës. Kohët e fundit nuk kemi folur, kemi rreth 10 ditë që s’kemi folur. Disa thonë që kishte probleme financiare, ndoshta është edhe kjo. Kishte para për të marrë, mbase kishte borxhe për të shlyer. Klubet ku ai luante nuk e paguanin, ndoshta është kjo. Nuk di çfarë të them”.



