Shqipëria do të rikthehet në fushë në muajin shtator, ku do të përballemi me Poloninë, Hungarinë dhe San Marinon. Dy nga këto sfida, pra me Hungarinë dhe San Marinon, kombëtarja kuqezi i zhvillon në shtëpi, por nuk do të luhen në “Air Albania”.
Nëpërmjet një njoftimi të bërë nga FSHF, thuhet se ka nisur shtrimi i tapetit të ri dhe po vendoset bari hibrid. Ky proces, sipas njoftimit të FSHF, do të përfundojë në gjysmën e muajit shtator dhe për këtë arsye nuk mund të zhvillohen ndeshje aty.
Për dy ndeshjet e muajit shtator, Kombëtarja do të zhvendoset në “Elbasan Arena”. Është bërë e ditur gjithashtu se në fundjavë do të dalin edhe biletat për tifozët që duan të ndjekin nga afër sfidat.



