Tottenhami përcakton çmimin për Kane

Tottenhami përcakton çmimin për Kane

  Largimi i Robert Lewandowskit nga ‘’ Allianz Arena ‘’ sigurisht ka lënë një boshllëk të madh në metrat e fundit dhe drejtuesit e Bayern Munchen prej kohësh kanë filluar punën për të transferuar zëvëndësuesin ideal të polakut.

Harry Kane vijon të jetë pjesë e merkatos së bavarezëve, për të cilin prej vitesh flitet se mund të veshë fanellën e një ekipi me emër në një të ardhme të afërt .

Julian Nagelsmann e kërkon me çdo kusht në Mynih bomberin e  Tottenham Hostpurit , të cilin  gjermanët pretendojnë ta largojnë nga ‘’ White Hart Lane ‘’ gjatë verës. 

Londinezët kanë paracaktuar 115 milionë euro për largimin e 29 vjeçarit dhe drejtuesit konsiderojnë se është qendërsulmuesi ideal , në mbështetje të Sadio Manes .

Megjithatë, duke qenë se interesi për ‘’ Uraganin ‘’ vjen nga një skuadër shumë e njohur , dominuese e padiskutueshme e Bundesligës prej shumë vitesh tashmë , kryeqytetasit po tentojnë rinovimin e kontratës me ishi-n e Leicesterit për ti vënë pikën kësaj historie , e cila sigurisht i shqetëson në çdo merkato sepse flitet për një ndër më të mirët e Antonio Contes.

Një tjetër fakt shumë domethënës, ndoshta përcaktues për të ardhmen është se objektivi në çdo sezon për Harry Kanen lidhet ngusht me pjesëmarrjen e ‘’ Gjelave të Londrës ‘’ në Champions League , i cili mund të konsiderohet i mjaftueshëm për të vijuar eksperiencën nën drejtimin e trainerit nga Lecce.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy