Kukësi prezanton dy afrimet e radhës

Kukësi prezanton dy afrimet e radhës

Kukësi ka zyrtarizuar ditën e sotme dy afrimet e radhës në skuadër. Bëhet fjalë për  Laurenc Xheka dhe Layton Ndukwu.

Xheka i cili luan në mesfushë, ka firmosur për 3 sezone, ndërsa sulmuesi Ndukwu, i cili ka dalë nga moshat e Leicester, ka firmosur për 2 sezone.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Futboll Klub Kukesi njofton se mesfushori Laurenc Xheka dhe mesfushori anglez Layton Ndukwu janë zyrtarisht futbollistë të skuadrës sonë! Xheka ka firmosur me klubin tonë për 3 sezonet e ardhshme, ndërsa Layton ka firmosur për dy sezone.

22 vjeçari Xheka vjen te Kukësi nga ekipi i Korabit, teksa në të shkuarën ka luajtur edhe për Kastriotin e Teutën. Nga ana tjetër Layton ka luajtur në kampionatin anglez, duke qenë një prodhim i akademisë së Leicester City, teksa ka debutuar edhe me ekipin e parë. Në të shkuarën, 23 vjeçari ka qenë pjesë e moshave të Anglisë

Klubi i Kukësit ju uron mirëseardhje futbollistëve Laurenc Xheka dhe Lyton Ndukwu dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Laurenc! Welcome Layton!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy