
Në çdo merkato tek Barcelona i jepet një vëmëndje e veçantë përforcimit të prapavijës.
E njëjta gjë do të ndodhë edhe në aktualen, duke qenë se pavarësisht rezultateve pozitive, ulje-ngritjet në këtë repart vijojnë të jenë prezente.
Hansi Flick në bashkpunim me drejtuesit po punojnë me shumë përkushtim për të mos përsëritur gabimet e të shkuarës dhe objektivi i tij i rradhës aktivizohet në Argjentinë.
Kevin Lomonaco i Indipendiente Avellanedas shikohet një opsion për të ardhmen, i cili është grumbulluar edhe nga Lionel Scaloni në sfidat e fundit të Argjentinës.
23 vjeçari konsiderohet ideali për mënyrën se si luajnë ‘’ Los Cules ‘’, i cili spikat për shpejtësinë, efektivitetin në duelet në ajër dhe për daljet e shpeshta në zonat kundërshtare.
Krerët e ekipit nga Buenos Airesi po e analizojnë mundësinë e negociatave me spanjollët, duke qenë se oferta e Joan Laportas për Kevin Lomonacon mund të rezultojë bindëse.
Pas performancave shumë të mira në kampionatin argjentinas me Lanus, Platense, Tigre dhe Indipendienten dhe në Brazil me Red Bull Bragantinon, Kevin Lomonaco ka një mundësi që s’duhet humbur për ta shpalosur potencialin edhe në Europë, në një ndër pesë kampionatet më të rëndësishëm.



