Manchester City, gjen mesfushor tek Athletic Bilbao

Manchester City, gjen mesfushor tek Athletic Bilbao

Merkatoja dimërore sa vjen edhe po bëhet më emocionuese.

Ekipet, sidomos ato të elitës në Europë po japin maksimumin për të qenë në lartësinë e duhur në fazën më vendimtare të tij.

Sigurisht listës nuk mund ti mungonte Manchester City, një ekip i mbetur paksa në prapavijë në sezonin aktual.

Traineri Pep Guardiola është në të gjitha rastet përgjegjës, i cili tashmë e ka rikthyer vëmëndjen në vendlindje, pikërisht në La Liga.

Katalanasi po analizon ecurinë e Mikel Jauregizar, mesfushor që po spikat në rradhët e Athletic Bilbaos.

21 vjeçari po zhvillon sezonin e dytë me ekipin e parë të vaskëve, shumë i aftë në organizimin e lojës, preçizionin në pasime dhe gjithashtu efikas në rikuperimin e topave.

Drupal Ad

Freskia fizike dhe paraqitjet dinjitoze i kanë dhënë një tjetër impakt lojës së ‘’ Los Rojiblancos ‘’ të cilët historikisht janë shquar si një rival i sikletshëm, sidomos në kampionatin spanjoll.

Pavarësisht se drejtuesit e ‘’ Los Rojiblancos ‘’ gjithmonë mundohen të evitojnë largimin e peshave të rënda, interesi i një ekipi si ‘’ Qytetarët ‘’ përbën një kërcënim serioz për arsye të aspektit ekonomik.

Nëse do të vendosë për tu transferuar në ‘’ Etihad ‘’, për Mikel Jauregizar do të ishte një hap shumë i suksesshëm në karrierë.

Megjithatë, drejtuesit e bardhekaltërve, të mbështetur fuqimisht nga Khaldoon Al Mubarak duhet ti lëvizin shpejt gurët sepse koha kalon si pa e kuptuar.

22 sfidat e deritanishme ia kanë rritur vlerat nxënësit të Ernesto Valverdes, falë të cilit momentalisht Athletic Bilbao renditet ndër katër më të mirët e Primera Division.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy