Reali në luftë për Aurier

Reali në luftë për Aurier

 Iniciativa e Parisit për të rikthyer Serge Aurier në ‘’ Parque De Prince ‘’ ka pësuar tronditje  gjatë orëve të fundit . Eshtë Reali ai që mendon të fusë hundët në këtë operacion dhe t’ia vështirësojë rrugën ‘’ Les Pariziens ‘’ për  anësorin. Sipas ‘’ Footmercato ‘’ Zinedine Zidane e konsideron si shpëtimin e krahut të djathtë pas dështimit total të Alvaro Odriozolas  .  Me një kontratë deri në 30 qershorin e 2022 -shit me ‘’ The Spursat ‘’ si francezët ashtu edhe spanjollët kanë krijuar bindjen se mund të firmosin me Serge Aurier .

Momentalisht kuq e blutë shikohen më të favorizuar për ta patur pjesë të tyre sepse gjatë një bisede ndërmjet lojtarit nga Bregu i Fildishtë dhe presidentit Nasser Al Khelaifi është kuptuar  diçka e  tillë .  Operacioni në fjalë ka marrë edhe ‘’ Ok ‘’ absolute nga Mauricio Pochettino por futja në luftë e ‘’ Galaktikëve ‘’ e ndërlikon situatën për kampionët në fuqi të Ligue 1.

Ky do të jetë një duel i ashpër sepse milionat e Florentino Perezit mund ta bindin Serge Aurier , por sipas raportimeve të  Footmercato  Parisi e ka bërë hapin e tij duke i ofruar një kontratë 4 vjeçare që shoqërohet me një rrogë prej 7 milionë eurosh në sezon  .  ‘’ Spursat ‘’ janë treguar shumë të kujdesshëm në këtë çështje  dhe kanë deklaruar se kërkojnë 12 milionë euro për largimin e Serge Aurier nga ‘’ White Hart Lane ‘’ dhe tashmë fjalën e fundit do ta thotë merkatoja e verës. 

Mbrojtësi i lindur në Ouragahio ka bërë një punë voluminoze në këtë sezon dhe e ka reflektuar me 27 ndeshje në të gjitha kompeticionet që ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ kanë marrë pjesë duke  kontribuar me 2 gola dhe 3 asiste .

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy