Real Madridi, zgjedh zëvëndësuesin e Toni Kross

Real Madridi, zgjedh zëvëndësuesin e Toni Kross

Duke qenë se Toni Krossit nuk i kanë mbetur edhe shumë vite në futbollin e luajtur, tek Real Madridi ka filluar të punohet për ti gjetur një zëvëndësues të denjë.

Gjermani ka lënë gjurmë tek ‘’ Galaktikët ‘’, me të cilët numëron shumë trofe të rëndësishëm dhe në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ tashmë ka filluar të qarkullojë emri i Martin Zubimendit.

Mesfushori ka bërë një punë të shkëlqyer tek Real Sociedadi, i grumbulluar edhe nga traineri Luis de la Fuente tek ‘’ La Furia Roja ‘’.

25 vjeçari është një lojtar shumë i aftë taktikisht, tejet teknik dhe një menaxhues perfekt i situatave gjatë sfidave.

Mënyra sesi luan sigurisht të krijon qetësinë e duhur dhe jo më kot pretendohet nga një ndër klubet më të suksesshëm në historinë e futbollit.

Eksperienca ndër vite në La Liga por edhe në kompeticionet europiane është e mjaftueshme për tu bërë pjesë e një ekipi i cili bashkjeton me suksesin në çdo sezon.

Ambicjet e presidentit Florentino Perez por edhe të stafit drejtues të ‘’ Los Merengues ‘’ me në krye trainerin Carlo Ancelotti janë të pakufijshme por gjithashtu dihet se gabimet kushtojnë shtrenjtë.

Pritet që gjatë merkatos së dimrit të jepet maksimumi për arsye se Martin Zubimendi konsiderohet një ndër më të mirët jo vetëm në kampionatin spanjoll por edhe në Europë, për të cilin është interesuar së fundmi edhe Arsenali.

14 sfida dhe një gol janë statistikat e fantazistit nga San Sebastian, prezenca e të cilit është një avantazh si për bardheblutë ashtu edhe për ish kampionët e botës në 2010-tën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy