Harry Kane, është një nga emra më të nxehtë në këtë merkato vere, teksa Bayern Munich e kërkon me çdo kusht për ta pasur në skuadër. Klubi gjerman ka pasur kontakte të vazhdueshme me lojtarin dhe klubin e Tottenham. Madje bavarezët, kanë bërë edhe ofertë konkrete, por panë t’iu refuzohen 80 milionë euro. Për ta bërë më të vështirë marrëveshjen për gjermanët, ka menduar PSG. Francezët janë futur në garë dhe kanë shfaqur interes serioz, për shërbimet e Kane. Anglezi pëlqehet shumë nga trajneri Enrique, i cili dëshiron ta ketë në skuadër.



