Juventus drejt rinovimit me Cuadradon

Juventus drejt rinovimit me Cuadradon

   Rikthimi i Massimiliano Allegrit në ‘’ Allianz Stadium ‘’ i  ka vënë përpara përgjegjësisë drejtuesit e   Juventusit të cilët pretendojnë të jenë   shumë të kujdesshëm në aksionet pasuese  të cilat do të shënojnë një etapë të re në historinë e ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ .  Këtë herë bardhezinjtë  e kanë anashkaluar  për momentin vëmëndjen nga merkatoja verës dhe kërkojnë të përforcojnë statusin e disa lojtarëve kyç të skuadrës .  Kolumbiani Juan Cuadrado  konsiderohet i pazëvëndësueshëm nga  italiani  i cili i ka vënë në dijeni drejtuesit se duhet të sigurojnë me çdo mënyrë qëndrimin e 33 vjeçarit tek Juventusi .  

Me kontratën drejt finalizimit që  sipas ‘’  La Gazzetta Dello Sport ‘’ do të bëhet efektive në 30 qershorin e 2022-shit  Juventusi ka filluar fërkimin e duarve për ta mbajtur më gjatë ,  ide  që ka marrë konfirmimin   mesfushorit të  kombëtares së ‘’ Los Cafeteros ‘’. 

Negociatat kanë patur  sukses dhe parashikohet se në ditët vijuese  palët në fjalë do të firmosin për ti mbajtur të bashkuar fatet edhe për shumë kohë .  Efektiviteti në krahun e djathtë të mesfushës   thekson  një avantazh  të madh për këtë Juventus që ka lënë shumë pikë me humbjen e Scudettos  por është drejt  rikuperimit  të forcave me qëllimin unik  për ta ulur shumë shpejt nga froni Interin dhe të zgjasë sa më shumë aventurën në Uefa Champions League . 

Gjatë sezonit të përfunduar Juan Cuadrado ka rezultuar një lojtar stabël për skemat e Andrea Pirlos dhe gjithashtu  dhe është aktivizuar më shumë se çdo lojtar   me plot 3000 minuta .  Etapa në këtë Juventus të ri që pritet ta demostrojë fytyrën e vërtetë gjatë sezonit vijues do të bëhet edhe më interesante sepse figura e Massimiliano Allegrit është një motiv më tepër për çdo lojtar për arsye se e kanë provuar shijen e suksesit në të kaluarën .  

 Meritat e Juan Cuadrados janë të padiskutueshme por e pret një sfidë e vështirë  sepse duhet të tregojë vlerat  edhe në Kupën e Amerikës , eveniment  në të cilin me siguri do të jetë maksimalisht i vëzhguar nga Juventusi për të rikonfirmuar hapin që është gati ta konkretizojë në ditët e ardhshme .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy