
Puna e deritanishme e Mauricio Pochettinos nuk i ka dhënë shumë garanci Paris St Germain për të ardhmen . Për argjentinasin kanë filluar të qarkullojnë dyshimet, të cilat i ka shtuar edhe eleminimi në fundjavë nga kupa dhe drejtuesit nuk kanë rrugë tjetër veçse të mendojnë diçka ndryshe për të ardhmen e parizienëve .
Al Khelaifi nuk ndihet komod me avancimin e kryeqytetasve , investimet e të cilit i kanë servirur një ekip ëndërrash ishi-t të Tottenham Hotspurit që nuk ka mundur ta shfrytëzojë.
Për këtë arsye sheiku nga Katari ka marrë vendimin për ta larguar 49 vjeçarin në fundin e këtij sezoni nëse s’do të ndryshojë asgjë , lajm i konfirmuar nga ‘ Mundodeportivo ‘ , sepse ‘’ Les Pariziens ‘’ janë ende shumë larg objektivit të fitimit të Champions Leagues pavarësisht se përbëhen nga lojtarët më të mirë në historinë e tyre .
Së fundmi zërat për marrjen e fateve të pankinës nga Zinedine Zidane janë shtuar ndjeshëm duke i krijuar një lloj privilegji francezëve për faktin se ishi i Real Madridit e ka treguar në të kaluarën se mbetet një ndër teknikët më të mirë në botë dhe kuq e blutë kërkojnë ta shtrijnë suksesin në çdo aspekt .
Para disa kohësh ‘’ Zizou ‘’ refuzoi një ofertë të bujshme të Newcastles sepse projektin e tij e mbështet tek drejtimi i një skuadre të suksesshme dhe tek Parisi mund të arrijë përsëri majat.



