Aventura e Vedat Muriqit te Lazio mund të quhet e mbyllur për këtë sezon. Sulmuesi i Kosovës, do të bashkohet me skuadrën e Mallorca në La Liga.
Në Spanjë e bëjnë fakt të kryer, ndërsa pritet të zgjidhen vetëm detajet e fundit. Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i Lazio, Igli Tare, i cili pranoi negociatat.
“Ne jemi duke negociuar me Mallorca dhe janë ende disa elementë që mungojnë përpara se të arrihet një marrëveshje”, tha Tare.
Me Lazion, Muriqi u aktivizua 43 ndeshje që nga viti 2020, ku realizoi vetëm 2 gola, duke zhgënjyer drejtuesit me paraqitjet.



