Shtyhet kampionati, FSHF pranon kërkesën e klubeve. Ja data kur do të rinis

Shtyhet kampionati, FSHF pranon kërkesën e klubeve. Ja data kur do të rinis

Temperaturat e ulta dhe me borë përveç arsimit ka prekur edhe futbollin, pasi Superliga do të rinisë me 1 javë vonesë nga data e parashikuar.

Lajmi është bër i ditur nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila komunikoi vendimin që ekipet të rikthehen në fushë më 28 janar. Shkak u bënë temperaturat e ulëta dhe moti i keq që kirjoi edhe vështirësi në lëvizje.

Pjesa dërrmuese e ekipeve të Superligës kërkuan që pushimi të zgjaste më gjatë seç ishte planikfikuar, por pati edhe klube që kërndërshtuan. Federata priti që të gjithë të ishin në një mendje për ta rinisur më vonë Superligën. Në ditët e para të janarit shumë stadiume u mbuluan nga bora dhe akulli duke e kthyer të papërshtatshëm për të zhvilluar normalisht një ndeshje futbolli.

Vendimi i Federatës Shqiptare të Futbollit i jep më shumë kohë ekipeve të përgatiten. Pjesa më e madhe e skuadrave po përgatiten jashtë Shqipërisë, 6 janë grumbulluar në Antalia. FSHF-ja njoftoi se do të bëjë të ditur në ditët në vijim se kur do të rikuperohet java e shtyrë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy