
Trajneri Nevil Dede, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për rinovimin e trajnerit Orges Shehi, me skuadrën e Tiranës.
Dede tha se ky rinovim është i vonuar. Sipas tij, në rast se rinovimi do ishte bërë më parë, Shehi do i menaxhonte më mirë situatat e krijuara në fundin e sezonit.
Rinovimi i Shehit është pak i vonuar për mendimin tim. E thashë që në shkurt-mars, kur ishin negociatat dhe u harruan. Janë pak të vonuar, por janë në kohën e duhur.
Nëse do ishte rinovuar më herët, Shehi mund të menaxhonte më mirë situatat e krijuara në fundin e sezonit. Përveç të gjitha problematikave, që ata mendojnë se janë cenuar.



