Trajneri i Laçit, Mirel Josa, foli për MCN TV, pas barazimit me Tiranën, me 10 lojtarë.
Josa tha se është i kënaqur me rezultatin, duke parë si shkoi situata. Sipas tij, kurbinasit luajtën si të barabartë me Tiranën, edhe pse me një lojtar më pak.
Pika është e vlefshme. Kam mendimin që në pjesën e parë, e filluam lojën shumë mirë. U shprehëm shumë mirë. U prishën ekuilibrat me kartonin e kuq. Aty dolëm me një 4-4-1. Skuadra duhet të kishte treguar më shumë qetësi, kur fitonim topin. Menduam të mbronim dhe të rregullonim punët në pjesën e dytë.
Pësuam gol nga një mosvendosje e mirë te kornia. Skuadra kishte iniciativë dhe luajti si e barabartë me Tiranën. Edhe pas 1-1 shkuam prapë në portën e Tiranës. Në këto pozita, të thuash që nuk jam i kënaqur me rezultatin, është hipokrizi. Dua të komplimentoj lojtarët për luftën sportive.
Unë frikë nuk kam. Duhet të respektojmë të gjithë kundërshtarët. Duhet të bëjmë punën tonë, me më shumë zell. Më intereson vetëm fitorja. Kur shkoi 1-0, Tirana e mendoi ndeshjen të fituar. Barazuam dhe aty mund ta kishim goditur sërish, për të shënuar të dytin.



