Taulant Xhaka: Për Shqipërinë nuk fal askënd, as vëllain tim

Taulant Xhaka: Për Shqipërinë nuk fal askënd, as vëllain tim

Shqipëri-Zvicër është një nga duelet më interesante në grupin A, në Kampionatin Europian. Kjo për faktin se tek kombëtarja helve bëjnë pjesë disa lojtarë me origjinë shqiptare.

 

Gjithashtu interesant do të jetë edhe dueli midis dy vëllezërve Taulant Xhaka, që luan me kuqezinjtë, dhe Granit Xhaka që luan me zvicerianët. Në një intervistë për gazetën më të madhe në zvicër, Blick, mesfushorii përfaqësues shqiptare, Taulant Xhaka është shprehur se është një situatë e vështirë, jo vetëm për të por dhe për familjen e tyre.

 

Xhaka u shpreh se do të japë maksimumin që Shqipëria të dalë me fitore, ndërsa stilii lojës së tij nuk do të ndryshjë aspak. - “Unë nuk do të ndryshojë stilin tim të lojës, në fund unë dua që shqipëria të fitojë. Stili i lojës sime nuk do të ndryshojë edhe nëse jam përballë vëllait tim. Por sigurisht unë nuk dua ta dëmtojë atë, dhe të gjithë lojtarët e tjerë këtu”.

 

Më tej 24-vjecari shtoi se Shqipëria i ka të gjitha shanset që të kalojë këtë grup.

 

“Sigurisht, Franca dhe Zvicra, janë favoritët në grup. Të dy ekipet janë ndoshta në mënyrë individuale më të mirë se ne. Por ajo që na bën më optimistë , është kohezioni i ekipit.” - deklaroi  mesfushori.

 

Në fund Xhaka tha se nuk do të ndryshjë ekip, pasi tek Bazeli ai ndihet mjaft mirë.

 

“Unë kam një kontratë deri në vitin 2018 dhe jam mirë këtu. Familjaime, miqtë e mi këtu, dhe besimii trajnerit më bëjnë që të mos ndryshojë ambien. Por natyrisht nuk mund të përjashtohet një lëvizje jashtë vendit” u shpreh Taulant Xhaka për Blick.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy