E papritur në kombëtaren franceze, Benzema rikthehet pas 6 vitesh

E papritur në kombëtaren franceze, Benzema rikthehet pas 6 vitesh

Karim Benzema është kthyer pas 6 vitesh në kombëtaren e Francës. Lajmi është bërë i ditur nga federate franceze, që në bashkpunim me trajnerin Deschamps kanë publikuar listën me futbollistët e grumbulluar për Europianin e 2020.

Sulmuesi i Realit, ishte përjashtuar në vjeshtën e vitit 2015, për shkak të një videoje me përmbajtje seksuale ku ishte edhe Valbuena, të cilit i kishte bërë shantazh më pas për të përfituar para.

Sezoni fantastik i Benzemasë me madrilenët, duket se ka joshur drejtuesit e Federatës Franceze të futbollit që të ndryshojnë mendim. Nga ana tjetër, nuk ka vend për yllin e Milanit Teo Hernandez, i cili pavarësisht se ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer me kuqezinjtë, nuk ka marrë një ftesë për Europianin.

LISTA:

Portierë: Loris, Mandanda, Majan

Mbrojtës: Pavar, Dubois, Zuma, Varan, Kimpembe, Lengle, Lukas Hernandez, Dinje, Kunde

Mesfushor: Kante, Pogba, Rabio, Toliso, Sisoko, Lemar.

Sulmues: Koman, Benzema, Mbape, Dembele, Grizman, Zhiru, Ben Jeder, Turam.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy