Duke filluar nga ora 19:00, do të luhet sfida mes Tiranës dhe Erzenit, e vlefshme për javën e 18-të në Abissnet Superiore.
PaS humbjes së Partizanit, Tirana do të kërkojë me çdo kusht fitoren, për të nisur arratinë në krye të renditjes.
Erzeni është padyshim surpriza e këtij sezoni dhe do të kërkojë një tjetër rezultat pozitiv ndaj skuadrës së Shehit.
Pak minuta para ndeshjes, dy trajnerët kanë zbuluar edhe titullarët që do të zbresin në fushë për këtë përballje.
FORMACIONET ZYRTARE:
ERZENI: Xhika, Enk, Krasniqi, Iljazi, Kadriu, Mehmeti, Kriviçiç, Kahrimanoviç, Peposhi, Nonato, Ademi.
TIRANA: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Lulaj, Përgjoni, Lushkja, Aleksi, Hila, Hasani, Patrik, Gjumsi.



