Robert Lewandowski, objektiv i Manchester United

Robert Lewandowski, objektiv i Manchester United

 Parashikohet se etapa e Robert Lewandowkit me Barcelonën është drejt fundit. 

Polaku ndër vite ka shfaqur një rendiment për tu marrë në konsideratë, fillimisht tek Borussia Dortmundi, më pas tek Bayern Muncheni dhe tashmë tek ‘’ Los Cules ‘’. 

Me 37 vite mbi supe kuptohet qartazi se golashënuesi është në metrat e fundit të karrierës, për të cilin kanë shfaqur interes drejtuesit e Manchester United.

 Traineri i ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ Ruben Amorim e ka përfshirë në planet e të ardhmes, duke qenë se garanton gola dhe gjithashtu për faktin se i duhet një element që mund të bëjë diferencën gjatë sfidave. 

Megjithatë, struktura tek 20 herë kampionët e Premier Leagues në kuptimin e pagave ka ndryshuar, pavarësisht potencialit të padiskutueshëm në aspektin ekonomik.

 Ndërkohë, presidenti Joan Laporta nuk beson në rinovimin për më tej me Robert Lewandowskin dhe ky hap i jep automatikisht një avantazh skuadrës së Ruben Amorim. 

Nëse do të ketë sukses sigurisht transferimi i tij në ‘’ Old Trafford ‘’ do të konsiderohej një ndër më pikantet e merkatos së verës, tek një ekip i cili është në ndryshim e sipër në aspektin sportiv por në atë ekonomik vijon të jetë tejet i konsoliduar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy