Inter Miami, insiston për Timo Werner

Inter Miami, insiston për Timo Werner

E ardhmja e Timo Wernerit tek Leipzigu është vënë seriozisht në dyshim në kohët e fundit.

Për golashënuesin po insiston Inter Miami, drejtuesit e të cilit po bëjnë maksimumin për ta transferuar në Major League Soccer. 

Ky kampionat ka patur një progres evident në vitet e fundit në çdo aspekt dhe shumë lojtarë të cilët lanë gjurmë në të shkuarën në Europë kanë vendosur të provojnë veten. 

Sipas gazetarit Florian Plettenberg tashmë drejtuesit respektivë kanë patur disa mbledhje me qëllimin e gjetjes së gjuhës së përbashkët në lidhje me 29 vjeçarin. 

Duhet thënë se Javier Mascherano ka formuar një ekip kompetitiv, me Lionel Messin si lider, rendimenti i të cilit si gjithmonë vijon të impresionojë. 

Ishi i Chelseat shquhet si një lojtar dinamik, tejet teknik dhe i aftë për të bërë diferencën në duelet një kundra një.

 Numri një i stolit e mirëpret në ‘’ Chase Stadium ‘’, i cili mund të rikuperojë totalisht terrenin e humbur gjatë kësaj kohe. 

Për më tepër të qënit në një ekip me ‘’ La Pulgan ‘’ për Timo Wernerin do të konsiderohej një privilegj pasi nga ekspertët është një ndër lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave. 

Për sa i përket ecurisë Major League Soccer po avancon me hapa të sigurtë drejt faktit të të qënit një ndër ligat më atraktive për çdo lojtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy