
Në vitet e fundit Luis Diaz është konsideruar një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Liverpoolit.
Kolumbiani ka ditur të përshtatet në Premier League dhe më gjerë, tek një ekip ku kërkesa e llogarisë është shumë e madhe.
Fale ecurisë fantastike sulmuesi ka fituar edhe një vend tek kombëtarja ‘’ Trikolor ‘’, në të cilën konsiderohet i pazëvëndësueshëm.
Drejtuesit e ‘’ The Redsave ‘’ investuan 80 milionë euro për shërbimet e 25 vjeçarit, i cili la Porton për te provuar veten tek ish fituesit e Champions Leagues.
Luis Diaz spikat për shpejtësinë, triblimet dhe kapacitetin për të fituar duelet, sidomos ato një kundra një, i cili është shumë i sikletshëm për çdo rival.
Eshtë Paris St German, skuadra që dëshiron ta transferojë në të famshmin ‘’ Parque de Prince ‘’, e cila ka filluar një tjetër etapë në historinë e saj nën drejtimin e Luis Enriques.
Ndër vite ‘’ Les Pariziens ‘’ kanë tentuar me çdo kusht fitimin e Champions Leagues por pa fat edhe pse bluzën e kësaj skuadre e kanë veshur shumë yje të futbollit botëror, ndër të cilët Lionel Messi, Neymar Junior apo Zlatan Ibrahimovich.
Momentalisht kryeqytetasit janë në rrugën e duhur, fakt që e përforcon akoma figurën e ‘’ Luchos ‘’ në stol por siç dihet prioritet për Nasser Al Khelaifin mbetet fitimi i kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube.



