Chelsea superofertë për Kounde

Chelsea superofertë për Kounde

Skuadra e Chelseat ka nisur ofensivën për një ndër mbrojtësit më të shquar të aktualitetit . Problematikat e shumta  në prapavijë e kanë detyruar Thomas Tuchelin ti bëjë me dije drejtuesve të londinezëve alternativën e rradhës për zbarkimin në ‘’ Stamford Bridge ‘’. Bëhet fjalë për Jules Kounde që vazhdon ti bëjë shkëlqyeshëm detyrat me Sevillan . Para disa kohësh andaluzët nuk shprehën gatishmërinë për nisjen e bisedimeve   por tashmë duket se gjërat kanë ndryshuar sepse Roman Abramovich nuk është kursyer dhe i ka bërë një superofertë  spanjollëve .  Duke qenë të vetëdijshëm se këta të fundit kërkojnë 80 milionë euro për 22 vjeçarin ,  ‘’ Daily Mail ‘’ ka raportuar se  ‘’ Blutë e Londrës ‘’ i janë kundërpërgjigjur me përfshirjen në këtë operacion të Hakim Ziyech . Mesfushori është vlerësuar gjithmonë nga drejtori sportiv Monchi i cili tentoi ta transferonte në kohën kur marokeni mbronte ngjyrat e Ajax Amsterdamit . 

Rendimenti në rënie i   nxënësit të  Thomas Tuchel e bën akoma më të vështirë qëndrimin në Angli dhe  kjo situatë do të shfrytëzohet në maksimum nga 6 herë kampionët e Premier Leagues për transferimin e Jules Kounde-s . Megjithatë Chelsea nuk e ka lënë me kaq dhe i ka servirur ekipit ‘’ Los Rojiblancos ‘’ disa alternativa të vlefshme për të dalë faqebardhë në këtë operacion si Tammy Abraham,  Cesar Azpilicueta , Michy Batshuayi , Timoue Bakayoko, dhe Kepa Arrizabalaga  që do të analizohen me shumë kujdes nga Julen Lopetegui dhe ndihmësit e tij por nuk duhet evituar  fakti se secili nga emrat e lartpërmendur mund të krijojë një pengesë drejt suksesit të këtij operacioni në rast se  përgjigjja  e tyre do të jetë negative  . Gjatë këtij sezoni Jules Kounde pavarësisht se ka tërhequr vëmëndjen e skuadrave me emër ka mundur të zhvillojë 41 ndeshje të cilat  i ka shoqëruar me 4 gola .

Me këto statistika theksohet  se pesha e tij në mbrojtjen andaluze është bërë më e rëndë me kalimin e kohës dhe këta të fundit do të kenë detyrën e vështirë për ta bindur për qëndrimin edhe për disa sezone në Primera Division .

 

 

 

                    

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy