Mbrojtësi i Shqipërisë, Kastriot Dermaku përgatitet për një aventurë të re në karrierën e tij. Parma që zotëron kartonin e futbollistit shqiptar, thuhet se nuk e ka në plane për sezonin e ri.
Në këtë situatë largimi i Dermakut duket i pashmangshëm. Aventura e re për lojtarin e Kombëtares mund të jetë në një tjetër skuadër italiane.
Sipas mediave italiane, thuhet se Leçe, që militon në Serie B, ka shfaqur interes serioz për të marrë shërbimet e Dermakut. Bisedimet mes palëve kanë nisur dhe një marrëveshje mund të arrihet në orët e ardhshme.



