Josa: Fitimin e Kupës e kemi detyrim, me Laçin nuk është sfidë e shumëpritur

Josa: Fitimin e Kupës e kemi detyrim, me Laçin nuk është sfidë e shumëpritur

Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa, ka folur para mediave, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë ditën e nesërme ndaj Laçit, në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Josa nuk e konsideroi si një ndeshje të shumëpritur, por shtoi se fitorja është detyrim për shkodranët, për të arritur objektivin.

Nuk është një sfidë e shumëpritur, është një detyrim që kemi ne ndaj klubit. E konsideroj si detyrim edhe pse kam qenë pjesë e skuadrës kundërshtare që ne luajmë nesër. Situatat në futboll kështu janë. Siç na duhet ne kjo fitore, i duhet dhe Laçit kjo fitore.

Për klubin, për lojtarët dhe për stafin teknik është një trofe më tepër. Për mua nuk ka interes si trofe individual, për mua ka interes që të plotësohen objektivat që ka klubi, që për momentin jemi jashtë. Kemi punuar për këtë ndeshje, nuk kemi mbajtur rezerva për këtë sfidë finale të Kupës. Tani kemi të bëjmë me ndeshjen e fundit të sezonit. Është shumë e rëndësishme si për individët ashtu edhe për grupin, duke filluar që nga drejtuesit, financuesit, lojtarët dhe më pas ne si staf. Jo vetëm Laçin, por të gjitha skuadrat e tjera duhet t’i vlerësojmë.

Unë nuk dua të analizoj se çfarë gabimesh ka bërë Vllaznia, mua më intereson që idetë e mia t’i bashkëngjiten atyre të lojtarëve dhe të vazhdojmë punën që të kapim rezultat. Unë nuk mund ta përcaktoj një sezon të dobët të Vllaznisë, pavarësisht rezultateve. Në momentet e caktuara duhet të ketë qenë më e vëmendshme, sepse po të kishte pasur 2-3 pikë më shumë atëherë nuk do të flisnim për këtë gjë. Unë jam i fokusuar te Vllaznia dhe marr përgjegjësi për këto momente.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy