Chelsea mendon për Benzeman

Chelsea mendon për Benzeman

Gjetja e një sulmuesi qëndror vijon të jetë prioriteti i drejtuesve të Chelseat në këtë merkato dimërore.

Pas disa alternativave, edhe emri i Karim Benzemas është bërë pjesë e listës së Mauricio Pochettinos, lojtar i cili nuk po përjeton momente të mira në Arabinë Saudite.

Pavarësisht moshës, 36 vjeçari është një sulmues shumë cilësor, i cili la shenjë në të kaluarën në Europë dhe fitoi gjithçka me Real Madridin.

Megjithatë, sipas ‘ The Telegraph ‘, ‘’ Blutë e Londrës ‘’ po monitorojnë edhe Roberto Firminon, i cili është pjesë e Al- Ahli.

Ishi i Lyonit po tregon vlerat edhe në rradhët e Al- Ittihad dhe deri më tani numëron 15 gola dhe 5 asiste në 24 sfida, statistikë mjaft shpresëdhënëse për një ndër referentët kryesorë të kësaj skuadre.

Për më tepër, sipas zerave të fundit Karim Benzema nuk ndjehet komod edhe pse është një ndër nxënësit më të mirë të trainerit Marcelo Gallardo.

Ndërsa ishi i Liverpoolit e ka humbur vendin e titullarit dhe madje edhe shiritin e kapitenit, duke qenë se në 18 sfidat e deritanishme loja e zhvilluar ka lënë për të dëshiruar, e shoqëruar me vetëm një gol.

Situata e kryeqytetasve vijon kritike, të cilët morën një fitore shumë të rëndësishme në fundjavë kundër Fulhamit por distanca me vendet që të dërgojnë në Europë momentalisht është 9 pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy