
Humbja e protagonizmit në sezonin aktual sigurisht e ka vënë në pikpyetje të ardhmen e David Alabas tek Real Madridi.
Austriaku filloi eksperiencën me madrilenët në 2021-shin por fatkeqësisht nuk është konsoliduar ende, të cilit asnjëherë nuk i kanë munguar pretendentët.
Në Major League Soccer, kampionat i cili ka avancuar me hapa galopantë në vitet e fundit janë interesuar Charlotte dhe New York City dhe mendohet se gjatë merkatos së janarit ishi i Bayern Munchenit do të bëjë një analizë të detajuar të vijimësisë.
Kontrata e 33 vjeçarit përfundon në qershorin e 2026-tës, rroga e të cilit i arrin 22.5 milionë eurot në sezon.
Kjo shifër nuk është justifikuar nga kontributi i dhënë prej pesë sezoneve tashmë dhe krerët e Charlotte dhe New York City-t janë shprehur të gatshëm të shpenzojnë rreth 2 milionë dollarë për shërbimet e David Alabas.
Një ndryshim destinacioni ndoshta mund t’ia ndryshojë perspektivën mbrojtësit, sidomos nëse theksojmë faktin se rivaliteti në kampionatin amerikan është ende larg krahasuar me ligat e rëndësishme në Europë.
Në aspektin e progresit dhe gjithashtu cilësive të David Alabas mund ti rezultojë një lloj avantazhi dhe duhet pritur se çdo të ndodhë në periudhën e sipërpërmendur.
Në sezonin aktual nxënësi i Xabi Alonsos ende nuk e ka provuar shijen e të përfaqësuarit edhe njëherë bluzën e ‘’ Los Blancos ‘’, e cila peshon shumë, duke qenë se flitet për një ndër klubet më të suksesshëm në historinë e futbollit.



