
Ditën e sotme u luajtën 6 ndeshje në Kategorinë e Dytë të vlefshme për javën e 9-të, ku u shënuan plot 10 gola.
Në Grupin A, Klosi mori një fitore shumë të vuajtur ndaj Shënkollit me rezultatin 3-2, në një sfidë të luftuar nga të dyja ekipet.
Në Grupin B, Flamurtari mposhti minimalisht Luftëtarin në Gjirokastër. Vlen të përmendet, se ndeshja u zhvillua jo në kushte të përshtatshme, pasi për shkak të reshjeve të shumta të shiut, fusha ishte e mbuluar nga uji, diçka që ia bënte shumë të vështirë futbollistëve të luanin.
E njëjta situatë me fushën ishte edhe në ndeshjen mes Përmetit dhe Labërisë, e cila u mbyll me fitoren e këtyre të fundit me rezultatin 0-2. Devolli nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj Albpetrolit në shtëpi, ndërsa Tepelena mposhti 1-0 Naftëtarin. Me të njëjtin rezultat triumfoi edhe Këlcyra ndaj Memaliajt.
Rezultatet:
Grupi A
Klosi 3 – 2 Shënkolli
Grupi B
Luftëtari 0 – 1 Flamurtari
Devolli 0 – 0 Albpetroli
Tepelena 1 – 0 Naftëtari
Përmeti 0 – 2 Labëria
Këlcyra 1 – 0 Memaliaj



