Memelli prezantohet te Vllaznia: Përgjegjësi e madhe, Shkodra meriton një skuadër konkurruese

Memelli prezantohet te Vllaznia: Përgjegjësi e madhe, Shkodra meriton një skuadër konkurruese

Vllaznia ka zyrtarizuar trajnerin e ri, Migen Memelli. Trajneri pogradecar është prezantuar pasditen e së martës, në ambientet e klubit shkodran.

Në fjalët e tij, Memelli tha se i është ngarkuar një përgjegjësi shumë e madhe, duke marrë drejtimin e kuqebluve, aty ku do të pasojë të larguarin Goce Sedloski.

I pyetur për objektivat, Memelli deklaroi se fillimisht do punohet për ndërtimin e skuadrës, ndërsa nuk zbuloi detaje të tjera.

Dua të falënderoj klubin, presidentin dhe drejtorin Plorin që më besuan. Një punë shumë e vështirë të jesh trajner i Vllaznisë. Një punë që më është ngarkuar me përgjegjësi shumë të madhe. Do të mundohem të jem njeri i ndershëm, punëtor që të përligj besimin dhe objektivat që ka Vllaznia. Së pari duhet të formojë një skuadër kompetitive dhe pastaj të hedhim hapa të vegjël e të sigurt.

Nga nesër fillojmë punën për të bërë një përzgjedhje sa më të mirë. Shkodra meriton një skuadër të tillë që ka dëshirë të ecë përpara. Në 4 vitet e fundit Vllaznia ka fituar 2 herë Kupën dhe në saj të kësaj vazhdimësie ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë.

Duke qenë se jam në fillimet e karrierës, hapat hidhen gradualisht. Besoj që një periudhë timen e kam kaluar me Laçin dhe Skënderbeun. Është një punë me shumë përgjegjësi.

Përplasjet që kemi pasur nga e kaluara me tifozët, i takojnë futbollit, janë fërkime të vogla. Komuniteti i futbolli është një familje shumë e madhe. Ne tashmë jemi një familje. Jam i ndërgjegjshëm dhe i përgjegjshëm te puna ime dhe kjo është ajo që i premtoj atyre.

Nuk kemi folur akoma me presidentin pasi ndodhet jashtë. Kur të kthehet do të bisedojmë nga afër.

Së bashku me Memellit, Vllaznia ka afruar edhe Ndriçim Shtubinën, me këtë të fundit që do të mbajë postin e zëvendëstrajnerit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy