Mbrojtësi i Vllaznisë, Esin Hakaj, ka folur para mediave, në prag të ndeshjes që skuadra e tij do të luajë ditën e nesërme me Flamurtarin, në Kupën e Shqipërisë. Në fjalët e tij, Hakaj tha se ndeshja me Egnatian është lënë pas krahëve, ndërsa shtoi se ndaj Flamurtarit do të luajnë vetëm për fitore.
“Me Egnatian ishte një ndeshje e vështirë për ne sepse lamë pikë që nuk duhej t’i linim, por duhet të shohim para dhe të kërkojmë rikthimin te fitoret. Kemi analizuar çdo gjë, jo vetëm për ndeshjen me Egnatian, por edhe për takimet e tjera ku kemi lënë pikë dhe shpresojmë të mos kemi më të tilla ndeshje ku krijojmë dhe të mos marrim fitoren.
Flamurtari ka lojtarë të mirë dhe do ta vlerësojmë takimin për të marrë fitoren. Besoj se kemi lojtarët e duhur në organikë dhe ata që do të mungojnë do të zëvendësohen në mënyrën e duhur. Është koha për t’u rikthyer te firoja dhe për të vazhduar më pas edhe në kampionat”, u shpreh Hakaj.



