
Meqënëse e ardhmja e Harry Kane në ‘’ White Hart Lane ‘’ nuk është ende e sigurtë , Tottenham Hotspuri ka filluar tratativat për gjetjen e zëvëndësuesit të anglezit .
Drejtuesit e londinezëve kanë mbetur të mahnitur nga loja e Raul De Tomas , sulmues që mbron ngjyrat e Espanyolit. Për ‘’ Uraganin ‘’ Manchester Cit-y ishte një ndër skuadrat më të interesuara , por ‘’ Spursat ‘’ e refuzuan ofertën megjithëse në Londër janë të sigurtë se ‘’ The Citiziens ‘’ s’do ta lënë me kaq për golashënuesin .
Sipas portalit ‘ Team Talk ‘ 27 vjeçari është një alternativë që preferohet shumë nga Nuno Espirito Santo por katalanasit kanë shprehur se s’do të lejojnë largimin e sulmuesit nga Spanja për më pak se 45 milionë euro .
Golashënuesi shënon prej 4 ndeshjesh rradhazi , fakt që e ka ndihmuar në rritjen e vlerës se kontratës dhe e ka shëndërruar në një ndër referentët kryesorë të 11-shes së formuar nga Vicente Moreno pa anashkaluar se me siguri do të jetë i përzgjedhur nga Luis Enrique për sfidat e nentorit që do të zhvillojë ‘’ La Furia Roja “ .
Megjithatë lufta për të transferuar Raul De Tomas deri më tani është përqëndruar vetëm në Premier League dhe Tottenham Hotspuri do të ketë një rivalitet të ashpër deri në fund sepse edhe West Hami me Leedsin po ndjekin me kujdes evolucionin e spanjollit .
6 gola dhe 2 asiste në 12 ndeshje konsiderohen një statistikë shpresëdhënëse për lojtarin kryeqytetas dhe një mundësi për Espanyolin për të fuqizuar arkat gjatë merkatos vijuese për një komponent që i ka bërë shumë mirë detyrat tek ‘’ Blanquiazules “.



