Marcelo Gallardo meriton Europën

Marcelo Gallardo meriton Europën

Në mbrëmjen e djeshme River Plate hodhi një hap të rëndësishëm në Kupën Santander Libertadores duke mundur në ‘’ El Monumental ‘’ Indipendiente de Santa Fe  dhe momentalisht është kryesues i grupit D. Dora e Marcelo Gallardos në rrugën e kryeqytetasve drejt përsëritjes së sukseseve është mëse e dukshme . Argjentinasi ka formuar një skuadër të pathyeshme e cila është shëndërruar si një ndër më potentet e Amerikës së Jugut . Kjo eksperiencë e ka lartësuar ndjeshëm figurën e 45 vjeçarit dhe llogjika të bën të mendosh se  ka ardhur momenti për të provuar veten në Europë. 

Faktet janë mëse evidente . Të dominosh në një kontinent ku futbolli është ndër më kompetitivët thekson një koefiçent të lartë vështirësie por dëshira për sukses ia kanë mbajtur hapur rrugën të ashtuquajturit ‘’ El Muneco ‘’.  Ndeshja kundër kolumbianëve ishte thjesht një konfirmim  i punës konstante ndër këto vite që e ka  ngjitur në këtë nivel  .

  Zërat e fundit që kanë qarkulluar në ambjentin e River Plates flasin për një largim të mundshëm  me të mbaruar sezoni por duhet pritur  se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim . Një gjë është e sigurtë se nëse flitet për merita Marcelo Gallardo është ndër kryesorët e këtij kontinenti sepse realiteti e favorizon në mënyrë të padiskutueshme .

Nuk ka asnjë dyshim se futbolli në Europë është shumë më rivalizues dhe interesant por eksperienca e akumuluar ndër vite do ta ndihmonte  këtë personalitet të shquar të futbollit argjentinas për tu adaptuar shumë shpejt .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy