Javier Aguirre, nis ndryshimin tek Valencia

Javier Aguirre, nis ndryshimin tek Valencia

 Pas firmosjes së kontratës menjëherë Javier Aguirre ka nisur punën tek Valencia.

Meksikani është i ndërgjegjshëm se e pret një sfidë jo e lehtë, e cila sigurisht pritet të jetë njëkohësisht emocionuese. 

Pas shtatë javëve bardhezinjtë numërojnë vetëm katër pikë, situatë që besohet se do të ketë ndryshim. 

Problemet në prapavijë janë detyra e parë e 67 vjeçarit i cili duhet të krijojë një linjë solide dhe në përgjithësi të ndryshojë dinamikat gjatë sfidave. 

Momentalisht referuar javëve të para tek ‘’ Los Che ‘’ janë dëmtuar 10 elementë, një fakt domethënës që mund ta penalizojë vijimësinë. 

Gjithashtu theksi vihet edhe tek sulmuesit të cilëve do ti duhet të jenë më të saktë përpara portës dhe Javier Aguirre beson fuqimisht tek Arnaut Danjuma dhe Hugo Duro. 

Por s’duhet harruar as merkatoja e dimrit e cila mund ti vijë në ndihmë spanjollëve për të avancuar në fazën më determinante të sezonit. 

Ishi i Mallorcas po i monitoron me shumë kujdes edhe lojtarët e rinj si përshembull Aimar Blazquez i cili shënoi kundër Real Sociedadit dhe Aaron Mayol ndër të tjerë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy