Inter , ofertë rinovimi për Skriniar

Inter , ofertë rinovimi për Skriniar

Transferimi nga Sampdoria tek Interi në merkaton verore të 2018-tës ishte nisja e një eksperience të re për Milan Skriniar.

Sllovaku me kalimin e kohës arriti të shëndërrohej në një lojtar stabël në prapavijë dhe përkushtimi për këtë fanellë shumë shpejt i dha rezultatet . 

Manchester City , Real Madridi dhe Paris St Germain vijojnë të jenë pas dere me qëllimin e përfitimit të shërbimeve të 27 vjeçarit por edhe italianët po punojnë intensivisht për të siguruar qëndrimin e Milan Skriniar për më gjatë në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’. 

Beppe Marotta e ka marrë përgjegjësinë e mbylljes sa më shpejt të kësaj teme për të rikthyer qetësinë tek ish kampionët e Serisë A , të cilët siguruan ditën e djeshme kalimin në fazën me eleminim direkt në Champions League.

Një fakt i tillë e shton impenjimin e drejtuesve të Interit për ti vënë pikën kësaj historie sa me shpejt dhe sipas ‘ Calciomercatos ‘ kanë menduar një ofertë afro 7 milionë euro në sezon për Milan Skriniar dhe qëndrimin e yllit të prapavijës deri në 2027-tën .

Parashikohej një iniciativë e tillë për arsye të rëndësisë dhe kontributit të këtij lojtari ndër vite , i cili me shumë meritë konsiderohet aktualisht një ndër më të mirët në kontinentin e vjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy