Tre penallti dhe karton i kuq, Newcastle ndalet nga Leeds

Tre penallti dhe karton i kuq, Newcastle ndalet nga Leeds

Leeds bëri surprizën në Premier League, teksa ndali në një barazim 2-2, Newcastle. Hap fals për këta të fundit, që janë në garë për tu kualifikuar në Champions League sezonin e ardhshëm dhe tani rrezikojnë shumë.

Sa i përket ndeshjes, Leeds e nisi shumë mirë, teksa kaloi në avantazh me Ayling në minutën e 7-të dhe në minutën e 28-të, fituan penallti, por që u humb nga Bamford.

Në minutën e 31, ishte Newcastle që fitoi penallti dhe Ëilson, i cili nuk gaboi, duke vendosur baraspeshën. Ishte i njëjti autor, i cili përsëri me penallti, përmbysi rezultatin në minutën e 69-të.

Vendasit nuk u dorëzuan dhe 10 minuta më vonë, vendosën baraspeshën me Kristensen. Leeds e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë, pasi Firmo u ndëshkua me karton të kuq.

Me këtë barazim, Newcastle mban vendin e tretë me 66 pikë, 3 më shumë se ndjekësit e Manchester United dhe 4 më shumë se Liverpool i vendit të pestë, ndërsa Leeds vazhdon luftën për mbijetesë, teksa mban vendin e 18-të me 31 pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy