Bayern Muncheni, insiston për Federico Chiesan

Bayern Muncheni, insiston për Federico Chiesan

Marrja e drejtimit të Bayern Munchenit nga Vincent Kompany i jep startin një tjetër kapitulli në historinë e kësaj skuadre.

Belgu është i ndëgjegjshëm për këtë arritje por njëkohësisht ulja në stolin e gjermanëve nënkupton një presion shumë të madh.

Ish mbrojtësi synon formimin e një ekipi kompetitiv për ti rikthyer ish rekordmenët e Bundesligës tek titujt, edhe pse në sezonin e kaluar u mposhtën nga Bayer Leverkuseni në këtë ligë dhe Leipzigu në Superkupë.

Federico Chiesa vijon të jetë një prioritet për ofensivën, sipas raportimeve të ‘SkySports’.

 

Drupal Ad

 

 

 

Sulmuesi po zhvillon Europianin e Gjermanisë me kombëtaren ‘’ Azurre ‘’, për të cilin drejtuesit e Juventusit synojnë të arkëtojnë 35-40 milionë euro.

Ky eveniment do të përcaktojë shumë për të ardhmen e ishi-t të Fiorentinës, i cili vijon të tregojë cilësitë në metrat e fundit, lojtar shumë i shpejtë gjithashtu.

Kur flitet për një ekip si Bayern Muncheni, natyrisht pretendimet janë për lojtarët më të mirë në qarkullim dhe Federico Chiesa e ka treguar në sezonet e fundit tek ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ se çfarë është i aftë të bëjë.

Momentalisht gjithçka mbetet në kuadrin e tentativës sepse Europiani e ka marrë vëmëndjen kryesore dhe kombëtarja ‘’ Trikolor ‘’ do të synojë të përsërisë suksesin e katër viteve më parë, e cila u shpall kampione.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy