
Duket se eksperienca e Matthijs De Light me Juventusin do të perfundojë në merkaton verore . ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ nuk e ka gjetur akordin me hollandezin mbi rinovimin e kontratës, fakt i cili sipas ‘ Corriere dello Sport ‘ e ka bindur qëndërmbrojtësin se duhet të kërkojë një tjetër destinacion për të ardhmen.
Tre vitet në ‘’ Allianz Stadium ‘’ kanë rezultuar shumë larg atyre paraqitjeve me Ajax Amsterdamin, të cilat e bindën Massimiliano Allegrin për ta afruar tek bardhezinjtë.
Gjatë një mbledhje ditën e djeshme , kësaj historie iu vu pika dhe një aspekt që e ka përforcuar largimin nga torinezët është objektivi i Matthijs De Light që lidhet me fitimin e titujve .
Për 22 vjeçarin disa pretendentë me emër janë prapa dere , si përshembull Chelsea dhe Manchester United, për të cilin agjenti i tij tentoi ta reduktojë klauzolën e prishjes së kontratës nga 115 milionë euro në 80 milionë euro por fatkeqësisht nuk pati sukses sepse Juventusi kërkon të përfitojë maksimalisht nga largimi i Matthijs De Light , lojtar që momentalisht është më i paguari tek italianët.
Duke iu referuar pretendentëve, e ardhmja e shtatlartit të kombëtares së ‘’ Tulipanëve ‘’ mund të konsiderohet e sigurtë edhe pse ish rekordmenët e Serisë A nuk i kanë ndalur asnjëherë tentativat për qëndrimin e ishi-t të Ajax Amsterdamit përtej 2024-tës , datë kur përfundon kontrata në fuqi.



