
Vazhdojnë problemet me dëmtimet te skuadra e Juventusit. Portieri Ëojciech Szczesny, është lojtari i radhës që i shtohet infermierisë.
Titullari i portës, u dëmtua në ndeshjen e fundit ndaj Spezia, teksa u largua nga fusha me barelë.
Ky dëmtim pritet ta lërë jashtë fushave të blerta për 1 muaj, sipas asaj që thonë specialistët , teksa situata e tij do të jetë nën monitorimin e mjekëve.
Në këtë kushte, gardiani polak do të humbasë disa sfida, duke filluar që nga ajo me Fiorentinën këtë fundjave, me Salernitanën e Monzën në Serie A, ndërsa nuk do të jetë i gatshëm edhe për 2 përballjet e para të Champions League, ndaj PSG dhe Benficas.



