Totre largohet nga Vorskla, rikthehet te Shkëndija

Totre largohet nga Vorskla, rikthehet te Shkëndija

Enur Totre, është lojtari më i ri i Shkëndijës. Mesfushori është larguar nga ukrainasit e Vorskla, tek të cilët u transferua në verë nga skuadra e Tiranës.

Shkëndija ka njoftuar afrimin e 26-vjeçarit në formën e huazimit për gjysmën e mbetur të sezonit.

Ky është një rikthim për Totren te tetovarët, me të cilët luajti deri në vitin 2021.

Në fjalët e para, Totre u shfaq shumë i lumtur, duke thënë se Shkëndija ka një vend të veçatë në zemrën e tij.

Është ndjenjë shumë e bukur sërish të kthehem në shtëpi, në klubin ku u rrita dhe u afirmova si futbollist. Shkëndija ka vend të veçantë në jetën time dhe jam shumë i lumtur që sërish do të mund të kontribuoj për këtë fanellë. Falënderoj klubin për këtë mundësi dhe shpresoj që bashkërisht të realizojmë objektivat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy