Humbja ndaj Tiranës, Mehmeti: Kemi nevojë për dy mesfushorë dhe një sulmues

Humbja ndaj Tiranës, Mehmeti: Kemi nevojë për dy mesfushorë dhe një sulmues

Trajneri i Dinamo City, Dritan Mehmeti, foli për MCN TV, pas humbjes 3-2 në derbi ndaj Tiranës.

Mehmeti deklaroi se përmbysja erdhi për shkak të vetëkënaqësisë nga lojtarët, ndërsa shtoi se ekipi ka nevojë për lojtarë me eksperiencë që të bëjnë diferencën në mesfushë.

Më vjen shumë keq, sepse që në momentin që ishim 2-0, aty filloi kthesa. Vetëkënaqësia e lojtarëve, sidomos në linjat e qendrës, kishim problem në mesfushë. Duhet ta menaxhonim më mirë. Pësuam gola naivë. Na mungojnë lojtarët me eksperiencë në mesfushë, për të menaxhuar topin. Vetëm Andoni është aty. Lorran është i linjës së majtë dhe e kam futur aty.

Ndjej keqardhje, sepse edhe në kishim rastet tona. Kemi nevojë emergjente në mesfushë, për lojtarë që bëjnë diferencën dhe me eksperiencë.

Nuk do bëja asgjë ndryshe. Nuk ishim në ekuilibër në linjat e mesfushës. Ishte vetëkënaqësia që treguan, sidomos lojtarët me eksperiencë.

Ka shumë punë për mbrojtjen në bllok. Edhe sulmi duhet të ishte me agresiv më fazën defensive. Pas kësaj ndeshje, duhet të ulemi dhe të punojmë shumë.

Sulmuesi dhe dy mesfushorë, duhen që të jemi më të qetë për të vazhduar kampionatin. Na duhen dy mesfushorë dhe një sulmues, që të rikthehemi te rezultatet e mira.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy