Milani mendon për Ferran Torres

Milani mendon për Ferran Torres

Drejtuesit e Barcelonës prej kohësh e kanë deklaruar se do të tentojnë të përforcohen me shitjen e Ferran Torresit në merkaton e verës, për të cilin tashmë ka hyrë në garë Milani, ekip që ka hasur vështirësi në arritjen e akordit me Alvaro Moratan. Kuqezinjtë janë të gatshëm të ofrojnë 20 milionë euro për 22 vjeçarin, i cili është jashtë planeve të Xavi Hernandezit në lidhje me sezonin e ri. Rendimenti i ishi-t të Valencias ka rezultuar jo në nivelin e pretenduar nga ish kampioni i Europës dhe botës me ‘’ La Furia Rojan ‘’ dhe tek një skuadër si ‘’ Blaugranët ‘’ një fakt i tillë konsiderohet i patolerueshëm. 7 gola dhe 3 asiste në 45 sfida janë shumë pak për të vijuar tek Barcelona , fituesja në fuqi e La Ligas dhe Superkupës së Spanjës në sezonin e shkuar. Mundësia e transferimit në ‘’ San Siro ‘’ mund të jetë goditja në shenjë e Ferran Torresit për të ardhmen , sulmues me shumë kualitet , i cili ka mbetur në prapavijë tek gjigandët e La Ligas dhe jo vetëm .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy